Statuti

(ndryshuar 28.03.2014)

1. Qellimi

1.1. Te zhvilloje me tej lidhjet e miqesise dhebashkjetesen ndermjet individeve, gjera te cilat hyjne ne objektivat kryesore te shoqerise zviceriane. Ajo eshte politikisht dhe rreptesisht neutrale.

1.2. Shoqeria mbron interesat e zvicerianeve ne Shqiperi dhe maredheniet e tyre me atdheun. Ajo bashkepunon me Ambasaden Zviceriane ne Shqiperi dhe me organizatat e zvicerianeve jashte shtetit me qender ne Bern.

1.3. Shoqeria mund te kujdeset per zvicerianet ose per familjet e anetareve te se ciles kane rene ne krye te detyres ne Shqiperi.

2. Titujt e anetareve

2.1. Te gjithe shtetasit zviceran që janë rezident ose që qëndrojnë shpesh në Shqipëri mund te behen anetare te shoqerise. Te rekomanduar nga komiteti i te huajve duke patur nje lidhje me Zvicren mund te behen anetare pas pranimit me ane te votes nga Asambleja e Pergjithshme. Anetaret duhet t’i kene kaluar te 18 vjetet.

2.2. Asambleja e Pergjithshme mund te zgjedhe si anetare nderi persona qe kane merita te veçanta kundrejt Klubit.

3. Pranimi, largimi, perjashtimi

3.1. Kerkesat per pranimin e qytetareve zviceriane adresohen ne sekretarine e Shoqerise. Komiteti vendos per pranimin e disa personave dhe informon Asamblene e pergjithshme.

3.2. Anetaret qe deshirojne te largohen nga shoqeria duhet te informojne sekretariatin.

3.3. Komiteti rezervon heqjen nga lista te ndonje anetari i cili nuk permbush detyrimet e tij ose qe manifeston nje sjellje demtuese kundrejt Klubit. Masat e mara nga Klubi kundrejt te te perjashtuarit hyjne ne fuqi menjehere.

4. Organizimi

4.1. Shoqeria drejtohet nga nje komitet i cili perbehet nga:

  • Presidenti
  • Zevenedspresidenti
  • Sekretarja
  • Arketari
  • Ndihmes

Presidenti dhe shumica e anetareve te komitetit duhet te jene me kombesi zviceriane.

4.2. Dy njerez qe verifikojne llogarite ia raportojne ato Asamblese se Pergjithshme, e cila shkarkon arketarin.

4.3. Vota e komitetit dhe e verifikuesve te llogarise kryhet me ngritje dore ne qofte se nuk kerkohet votimi sekret nga te pakten 5 anetare.

4.4. Anetaret e komitetit emerohen çdo tre vjet dhe mund te rizgjidhen. Ne raste largimi te parakohshem te ndonje anetari te komitetit,nje zevendesues mund te zgjidhet nga komiteti,i cili duhet te jete i konfirmuar me pare nga Asambleja e Pergjithshme.

4.5. Komiteti i trajton punet gjate dhe vendos me ane te mazhorances.Ne rast se votat jane te barabarta,ai qe vendos eshte presidenti.

4.6. Te pakten 3 anetare te komitetit duhet te jene prezent qe te mund te merret nje vendim.

4.7. Per punet financiare firma e presidentit perveç asaj te ndonje anetari tjeter te komitetit eshte e nevojshme.

5. Kuota

5.1. Asambleja e Pergjithshme vendos shumen e kuotes vjetore.

6. Asamblete

6.1. Asambleja e Pergjithshme e zakonshme mblidhet nje here ne vit para 1 majit. Komiteti mbledh anetaret dhe i njeh ata me rregullin e dites te pakten dhjete dite perpara.

6.2. Asambleja e Pergjithshme ngarkon komitetin per drejtimin e nje viti reference.

6.3. Kerkesat per modifikimin e statutit dhe kerkesat per doreheqje nga ana e anetareve te komitetit jane parashtruar te pakten 5 dite para mbledhjes se Asamblese se Pergjithme te zakonshme.

6.4. Komiteti mund te kerkoje mbajtjen e nje Asambleje te Pergjithshme te jashtezakonshme.Ajo therret anetaret dhe i njeh ata me urdherin e dites te pakten dhjete dite perpara. Nje Asamble e Pergjithshme e jashtzakonshme duhet te mblidhet n.q.se te pakten nje e treta e antareve shpreh deshiren me ane te te shkruajturit. Ajo duhet te mblidhet 30 dite me vone kerkeses me shkrim te paraqitur nga anetaret..

6.5. Asambleja e Pergjithme nuk mund te shqyrtoje ne menyre te vlefshme me me pak se 10 veta.

6.6. Vendimet merren me ane te mazhorances.Ne rast se votat jane te barabarta eshte presidenti ai qe vendos.

6.7. Cdo anetar i shoqerise ka te drejten e votes ne kohen e Asamblese se Pergjithme me perjashtimet e meposhtme: I Duke miratuar lidhjet e zvicerianeve larg atdheut te tyre, vetem me kombesi zviceriane kane te drejte vote. Kjo eshte e vlefshme gjithashtu edhe per modifimet e statuteve qe duhet te votohen nga te pakten 50% e anetareve nga mazhoriteti absolut.

7. Shperberja

7.1. Shperberja e shoqerise mund te vendoset vetem nga Asambleja e Pergjithshme duke mbledhur te pakten 2/3 e anetareve, nga vota mazhoritare e 3/4 te zerave.

7.2. Ne rast shperberjeje fondet e Klubit i shkojne Ambasades Zviceriane ne Tirane, e cila pas dy vjetesh i shperndan ato ne shenje bamiresie.

Forma e gjinisë mashkullore e përdorur ne këto statute vlen gjithashtu edhe për personat e gjinisë femërore.

Presidenti, Zevendespresidenti