Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Vizitë në mobilieri

28/09/2019 @ 11:00 - 15:00

Të dashur miq të Klubit Zviceran 

Ne jemi të lumtur t’ju ftojmë në takimin e rradhës. 

Ne do të vizitojmë mobilierinë „in-wood” të anëtarit tonë Daniel Gachnang në Prush. Këtu jo vetëm që prodhohen mobilje me cilësi të lartë, por edhe trajnohen nxënës. Do të mësojmë më shumë rreth këtij sistemi dual i arsimit. Christian Voegeli gjithashtu do të na prezantojë me këtë rast pikën mbështetëse të Fondacionit Zviceran për Inovacion. Informacioni i parë mund të gjendet në www.sfi-foundation.org.

Më pas nisemi për në Gropaj një fshat afër për një drekë në “Ferma Albanët“, vend që është i përshtatshëm edhe për festat dhe ditëlindjet e fëmijëve. Fotografitë i gjeni në Facebook në faqen “Ferma Albanët” (kujdes: Vendi shfaqjet i gabuar në hartën Google!)

E Shtunë, 28 Shtator 2019

Ora 11:00 ardhja në mobilieri, prezantim dhe Vizite 

Ora 12:30 me makinë në Ferma Albanët, drekë (800 lekë për person)

Ju lutemi regjistrohuni deri më 25 Shtator. Kush ka nevojë për Transport duhet ta theksojë këtë gjë në kohën e regjistrimit.

Një pjesëmarrje e madhe nga ju, na gëzon!

Për Komitetin

Ueli Landolt, Zv. President (0694081552)


 

Details

Date:
28/09/2019
Time:
11:00 - 15:00

Venue

in-Wood
Rruga e Prushit
Prush, Albanien