
- This event has passed.
Festa Kombëtare e Zvicrës 2022
31/07/2022 @ 18:00 - 22:00

Të dashur anëtarë dhe miq të Klubit Zviceran
Ne jemi të lumtur t’ju ftojmë per festën e 1 Gushtit.
Organizojmë një piknik së bashku buzë liqenit në Tiranë. Një takim që mundeson shkëmbimin shoqëror midis brezave dhe anëtarëve nga Zvicra dhe Shqipëria.
Ju lutemi vini re se mund të shkoni në vend vetëm në këmbë ose me biçikletë. Ne do të mundesojme një bufe të përbashket në një batanije.
Të gjithë duhet të sjellin ushqimin dhe pijet e tyre, të cilat pastaj i kombinojmë ne bufe. Pra, në varësi të dëshirës dhe imagjinatës, merrni diçka të shijshme me vete dhe ofroni atë të tjerëve. Djathë, bukë, domate nga kopshti, patatina, kek, verë, raki, ujë.
Ju lutemi vini re se një zgarë nuk do jetë në dispozicion, as zjarr nuk mund të ndizet. Ne do të sigurojmë enë plastike (pjata, takëm dhe gota) nga klubi. Por të gjithë janë përgjegjës për ushqimin! Nëse mundeni, ju lutemi sillni një batanije që të ulemi.
Të dielën, 31 Korrik 2021
ora 18.00 mbërritja në Liqenin Artificial
Veshje: Të gjithë vijnë në ngjyrat e kantonit të tyre ose të qytetit.
Ju lutemi regjistrohuni deri në 30 korrik në 12.00 me mesazh zanor Ueli (069 40 81 552).
Ju mirëpresim!
Për kryesinë
Ueli Landolt