Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Prezantimi i Librit & Mbledhje e Përgjithshme 2022

23/03/2022 @ 18:00 - 22:00

Të nderuar anëtarë dhe miq të klubit zviceran

Albania in Between: Kështu titullohet libri më i fundit i Hans Peter Jost. Fotografi nga Cyrihu shikon pas në tridhjetë vitet e fundit. Që nga viti 1991 ai ka dokumentuar zhvillimin e Shqipërisë. Një dëshmi unike ka dalë me gjashtë broshura me imazhe mbresëlënëse mbi temat e bukës, besimit, familjes, bumit të ndërtimit, të shkuarës dhe ëndrrave. Janë edhe dy ese nga Fatos Lubonja dhe Nathalie Clayer.

Në prezantimin e kësaj vepre do të flasin vetë autori Hans Peter Jost, ambasadori zviceran Adrian Maître dhe Fatos Lubonja. Fjalët shoqërohen muzikalisht nga Mario Guralumi, violonçelist në TKOB. Përveç kësaj, Hans Peter Jost na ofron një koktej.

Më pas do të mbajmë  Asamblenë e Përgjithshme 2022 sipas statuteve.

Rendi i ditës:

  1. Përshëndetja
  2. Miratimi i proces verbalit MP 2021
  3. Raporti i presidentit
  4. Financat 2021
  5. Kuota e anëtarësise 2022
  6. Programi 2022
  7. Të ndryshme

Më pas ne do të hamë së bashku një darkë të këndshme (Kontributi 1’000 Lek për person, Klubi Zviceran merr përsipër shpenzimet e mbetura)

Ju lutemi të regjistroheni deri të shtunën, 19 mars

Përshëndetje të përzemërta

Ueli Landolt,

Presidenti (069 40 81 552).


 

Details

Date:
23/03/2022
Time:
18:00 - 22:00

Venue

Eatalian’s
Eatalian's, Rruga Pjeter Bogdani
Tirana, Albanien
+ Google Map