
- This event has passed.
Mbledhje e Përgjithshme 2019
10/05/2019 @ 18:30 - 21:00

Të nderuar anëtarë dhe miq të Klubit zvicerian të Shqipërisë
Komiteti ka kënaqësinë t’ju ftojë për Asamblenë e Përgjithshme 2019,
ditën e premte 10 maj 2019, ora 18:30 tek restoranti Sheqer Pikant
Kjo Asamble e Përgjithshme do të jetë një mundësi për të shqyrtuar aktivitetet e organizuara këtë vit nga Klubi dhe natyrisht për të ndarë me ju projektet e Komitetit për vitin e ardhshëm. Por mbi të gjitha, kjo ngjarje do t’ju lejojë juve, anëtarëve dhe miqve, që të ndani idetë dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që të mund të kemi një Klub Zvicerian tërheqës dhe dinamik.
Pjesa ceremoniale do të zhvillohet nga ora 18:30 deri në 19:30, mw pas ne do të jemi në gjendje të hamë së bashku një darkë të këndshme. Asambleja, si dhe darka që do të pasojnë, është padyshim i hapur për të gjithë, anëtarët, familjen dhe miqtë. Në këtë drejtim, Komiteti ka kënaqësinë të njoftojë për praninë e Z. Laurent Vuillemez, kreu i shërbimeve konsullore në Qendrën Konsullore Ballkanin Perëndimor Rajonale në Prishtinë.
Me këtë rast, Klubi Zviceran i Shqipërisë do t’ju ofrojë mezet dhe sallatëra, embelsire dhe pije. Pjata kryesore do të jetë përgjegjësia e pjesëmarrësve, sipas menusë së restorantit.
Ju lutemkonfirmoni prezencën tuaj sa me shpejt por jo më vonë se më 5 maj, 2019. Për çdo pyetje ju mund të na kontaktoni përmes emailit e Klubit, ose telefononi 00355699481068 (Pascal Engeli).
I lumtur t’ju shoh përsëri.