Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Fondy në Picall

15. Shkurt @ 15:00 - 18:00

swissclub-fondue

Anëtarë të dashur dhe miq të Klubit zviceran,

Së pari urojmë të gjithëve një vit të ri të mirë dhe të gëzuar. Edhe pse koha po ngrohet ngadalë, nuk është kurrë vonë për një fondue! Vizitorët nga Zvicra na kanë sjellë mjaft djathë dhe për më tepër, kjo do të jetë dhe një mundësi e mirë për të njohur zviceranët e sapoardhur, të krijojmë njohje të reja dhe të dëgjojmë histori të interesante!

Për takimin tonë kemi zgjedhur “Bar Cafe Picalli” në periferi të Tiranës. Ky bar ndodhet në fshatin Picall pas kodrave të para të vogla që ndajnë Tiranën nga deti, rreth 20 minuta me makinë nga qendra e Tiranës. 

Këtu është vendndodhja e saktë : https://maps.app.goo.gl/aAvY9MzTtiJpquu1A

Për ata që nuk disponojnë një mjet transporti mund të pyesin rreth jush ose të kontaktoni Tobin (numri më poshtë) për koordinim. Ky bar i ndodhur në një ambient deal për takimin tonë dhe për të kaluar një kohë të bukur bashkë. Bari është pak i ngrohur, gjithsesi është mirë të vishni rrobat e ngrohta. Që të përfitojmë nga pamja, e kemi organizuar këtë takim të shtunën në pasdite para perëndimit të diellit, ndaj vini re kohën, ju lutem!

E shtunë, 15 shkurt 2025

1500 – Fillimi

Aperitiv
Fondue

1800 – Mbyllja

Caquelon : Ju lutem të na njoftoni gjatë regjistrimit nëse mund të sillni një caquelon (Enë e përshtashme për fondue). Ata që nuk mund të vinë, por kanë një caquelon, ju lutem të na informojnë që të mund ta përdorim. Faleminderit për mirëkuptimin !

Çmimi : 1500 lekë për të rriturit, 500 për fëmijët
Regjistrimet janë të hapura deri në datën 12 shkurt  këtu.

Duke ju mirëpritur në takimin tonë,

Për bordin e Klubit Zivceran,

Ueli Landolt, President (0694081552)
Tobi Gessler, Zëvendës President (0698705793)

Details

Date:
15. Shkurt
Time:
15:00 - 18:00

Venue

Bar Kafe Picalli
Bar Kafe Picalli
Picall, Albania
+ Google Map