
- This event has passed.
Mbledhje e Përgjithshme 2020
06/11/2020 @ 19:00 - 22:00

Të nderuar anëtarë dhe miq të Klubit zvicerian të Shqipërisë
Komiteti ka kënaqësinë t’ju ftojë për Asamblenë e Përgjithshme 2020,
ditën e premte 6 Nëntor 2020, ora 19:00 tek restoranti Eatalian’s, Rruga Pjeter Bogdani, Tirana
Kjo Asamble e Përgjithshme do të jetë një mundësi për të shqyrtuar aktivitetet e organizuara këtë vit nga Klubi dhe natyrisht për të ndarë me ju projektet e Komitetit për vitin e ardhshëm. Por mbi të gjitha, kjo ngjarje do t’ju lejojë juve, anëtarëve dhe miqve, që të ndani idetë dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që të mund të kemi një Klub Zvicerian tërheqës dhe dinamik.
Pjesa zyrtare do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në 20:00
Rendi i ditës:
- Përshëndetja dhe raporti i presidentit
- Miratimi i proces verbalit MP 2019
- Financat 2019
- Zgjedhja e presidencës së ditës
- Zgjedhjet per komitetin 2020-2023
- Programi 2020-21
- Të ndryshme
Më pas ne do të jemi në gjendje të hamë së bashku një darkë të këndshme. Asambleja, si dhe darka që do të pasojnë, është padyshim i hapur për të gjithë, anëtarët, familjen dhe miqtë.
Me këtë rast, Klubi Zviceran i Shqipërisë do t’ju ofrojë mezet dhe sallatëra, embelsire dhe pije. Pjata kryesore do të jetë përgjegjësia e pjesëmarrësve, sipas menusë së restorantit.
Ju lutemkonfirmoni prezencën tuaj sa me shpejt por jo më vonë se më 4 Nëntor, 2020. Për çdo pyetje ju mund të na kontaktoni me telefon 069 40 81 552 (Ueli Landolt).
I lumtur t’ju shoh përsëri.